Sunday, June 14, 2020

Shkencëtarët zbulojnë një mutacion të Saras-Covid, i cili e rrit ndjeshëm kapacitetin infektues të virusit..!


Një ekip shkencëtarësh nga instituti “Scripps” në Florida të SHBA-së kanë zbuluar një mutacion gjenetik të koronavirusit i cili i rrit ndjeshëm atij kapacitetin infektuas të qelizave, sipas një njoftimi të bërë publik për agjencinë informative EFE. 
(Foto: TABiP)
Virusologu, Hyeryun Choe, autori kryesor i studimit, ka deklaruar se kanë arritur të zbulojnë nga eksperimentet laboratorike se me anë të këtij mutacioni virusi bëhet shumë herë më ngjitës edhe i rrezikshëm. Mutacia është emëruar me emrin D614G, e aftë ti japë një virulencë prej 4-5 herë më të lartë atij. Sipas shkencëtarëve në infeksionet e para me Covid 19 një mutacion i tillë nuk ka ekzistuar. Në Mars një mutacion i tillë u vëre për herë të parë vetëm në 4 monstra laboratorike, ndërsa në muajin Maj, 70% e tyre e kishin të pranishëm virusin e ri që kishte zhvilluar këtë llojë mutacioni. 

Momentan një gjë e tillë është vënë re vetëm në laborator. Choe dhe Frazan, (një tjetër bashkëautore e studimit), kanë deklaruar se duhet të realizohen studime më të mirfillta epidemiologjike në rastet reale të prekura me Covid-19, për të arrirë në konkluzionin se një mutacion i tillë mund të ndeshet edhe ne personat e infektuar. 

| Burimi: Argepres – Përshtati në shqip “Arti i Fjalës”, Tiranë, Qeshor, 2020 |  

Monday, June 8, 2020

Gjykata i jep shpërblim 40 000 Euro për shkak të punës së mërzitshme që kryente..!


Një qytetar francez i cili pretendon se ka rënë në depresion te thellë për shkak të punës së mërzitshme që kryente do të marrë një shpërblim të majmë prej 40 000 Eurosh. 
 
Gjykata i ka njohur më në fund efektet negative të Sindromës “Bore-out” si një formë ngacmimi moral për shkak të mungesës së angazhimeve që shpie në depresion, kështu që një firmë parfumesh në Francë është e detyruar që t’i paguajë ish punojësit të saj shumën prej 40 000 eurosh, shkruan The Telegraph.  

Frederic Desnard, i hapi një padi punedhënësve të tij për shkak të punës së mërzitshme e cila i shkaktotoi probleme të rënda shëndetësore edhe emocionale.  Ai u emërua drejtor i mardhënieve të përgjithshme për një firmë parfumesh në 2014-ën, por në fakt superiorët i kërkonin gjithnjë që të bënte punë nga më të ndryshmet pa pasur lidhje me postin, madje edhe tu merrte fëmijët nga shkolla. Ai gjithashtu tregon se në zyre kishte shume pak punë për të, aq sa superiorët në një moment të caktuar i kërkuan që të ikte në shtëti dhe se do ta telefononin kur të kishte diҫka për të bërë. Një telefonatë që, sipas Frederic, jo vetëm që nuk erdhi kurrë, por që më vonë mori edhe njoftimin se ishte i shkarkuar...
Avokati i Desnard, Montasser Charni, ka deklaruar që ky Sindrom, i quajtur “Bore-out”, përbën një formë ngacmimi moral. “Kjo mund të përkufizohet si një ngarkesë morale e shkaktuar nga mungesa e angazhimeve për të, të cilat krijojnë një ndjenjë turpi duke qenë se paguhej pa bërë asgjë. Kjo nuk shkakton gjë tjetër veҫse stres edhe pasoja negative në shëndetin e një individi... - ka shpjeguar ai”.

Frederic menjëherë mbas punës ra në depresion të rëndë. Si pasojë e kësaj ai pësi edhe një aksident vaskular falë një krize epileptike, duke i shkaktuar koma të përkohshme; bazuar gjithmonë në të dhënat e avokatit të tij...

| Burimi: The Telegraph - Shqiptoi: “Arti i Fjalës”, Tiranë, 2020 |