Thursday, July 23, 2020

Dasmë në kufi! Një norvegjeze edhe një suedez janë martuar në kufirin ndarës ndërmjet dy shteteve si pasojë e masave anti-Covid...

Pandemia e koronavirusit ka anulluar planet e shumë ҫifteve që dëshironin të kurorëzoheshin këtë vit, ngaqë restaurantet vazhdojnë të jenë të mbyllura, ndërsa festat duhet ti përmbahen një numri të kufizuar pjesmarrësish. Megjithatë një ҫift norvegjezo-suedez nuk kanë mundur të presin heqjen e masave, duke menduar të organizojnë një ceremoni martesore të veҫantë, në kufi mes dy shteteve...

Foto: BBC

Camilla Oyjord nga Norvegjia edhe Alexander Clerin, suedez, u kurorëzuan pikërisht në vijën kufitare të dy shteteve fqinje, secili në anën e vendit mëmë. Madje edhe të ftuarit e secilës palë patën mundësinë të qëndronin në anën e shtetit të cilit i përkisnin, duke respektuar në këtë mënyrë masat anti-Covid 19.

Dy të dashuruarit kishin vendosur me patjetër që të martoheshin këtë vit, ndaj edhe vendosën që betimin matrimonial ta kryenin pikërisht në një pyll të rajonit Holebekk, ku kalon edhe vija kufitare suedezo-norvegjeze.

Nusja, Camilla, ka deklaruar për BBC, se kjo ide u ka lindur në fillim në formën e një shakaje, por që më vonë me shumë entuziasm mori miratimin e familjarëve edhe të njohurve. “Kemi dëshiruar të bëhemi burrë e grua. Dashuria fiton mbi gjithcka” – ka shtuar e reja. Perceҫse të ftuarve, në ceremoni kanë marrë pjesë edhe një ekip i policisë kufitare, të cilët janë siguruar që asnjë prej dy paleve të mos kalonte shiritin e bardhe, vendosur në vijën kufitare. “ Policët na kanë pyetur nëse mund ti bashkoheshin festës, pranuan...” – kanë deklaruar dy të rinjtë për BBC.

Foto: BBC

| Burimi: BBC – Shqipëroi “Arti i Fjalës”,   Tiranë, Korrik, 2020 |  

Sunday, June 14, 2020

Shkencëtarët zbulojnë një mutacion të Saras-Covid, i cili e rrit ndjeshëm kapacitetin infektues të virusit..!


Një ekip shkencëtarësh nga instituti “Scripps” në Florida të SHBA-së kanë zbuluar një mutacion gjenetik të koronavirusit i cili i rrit ndjeshëm atij kapacitetin infektuas të qelizave, sipas një njoftimi të bërë publik për agjencinë informative EFE. 
(Foto: TABiP)
Virusologu, Hyeryun Choe, autori kryesor i studimit, ka deklaruar se kanë arritur të zbulojnë nga eksperimentet laboratorike se me anë të këtij mutacioni virusi bëhet shumë herë më ngjitës edhe i rrezikshëm. Mutacia është emëruar me emrin D614G, e aftë ti japë një virulencë prej 4-5 herë më të lartë atij. Sipas shkencëtarëve në infeksionet e para me Covid 19 një mutacion i tillë nuk ka ekzistuar. Në Mars një mutacion i tillë u vëre për herë të parë vetëm në 4 monstra laboratorike, ndërsa në muajin Maj, 70% e tyre e kishin të pranishëm virusin e ri që kishte zhvilluar këtë llojë mutacioni. 

Momentan një gjë e tillë është vënë re vetëm në laborator. Choe dhe Frazan, (një tjetër bashkëautore e studimit), kanë deklaruar se duhet të realizohen studime më të mirfillta epidemiologjike në rastet reale të prekura me Covid-19, për të arrirë në konkluzionin se një mutacion i tillë mund të ndeshet edhe ne personat e infektuar. 

| Burimi: Argepres – Përshtati në shqip “Arti i Fjalës”, Tiranë, Qeshor, 2020 |