(Zoti Cen)
Zoti Cen andej, zoti Cen këtej, zoti Cen gjithandej, sepse ky
zotëria, Cen siç edhe na e quanin, na
ishte një zyrtarë i lartë e një burrë i
vërtetë shteti në sytë e banorëve të lokalitetit në të cilin jetonte. Ata e
shikonin atë si një lider, apo më mirë të themi si një Perëndi, tamam si ato të
vjetrat fare të Olimpit. Pra, me këtë zotërinë nuk kishte lojëra fjalësh. Jo,
jo, aspak!
Ky ‘amigua’, që thoni ju, na ishte një person tepër serioz e me
personalitet të lartë. Atë gjithnjë e shihje me kostum të kollarisur mirë, të
ecte drejtë e me kokën lart e me një hap të rëndë që vërtet i kishte hije. Për
miqtë, që e njihnin nga koka te këmbët, mund edhe të ishte ndryshe, por për të
tjerët që e kishin thjesht kreun e ushëheqjes së tyre vendore, ai ishte një
‘sinjor’ i vërtetë me të cilin duhet patjetër të tregoheshe shumë i kujdesshëm.
Këtë po mendonte edhe një xhaxho i thjeshtë e hallexhi teksa po i
drejtohej zyrës së zotërisë. Afrohet te dera edhe troket njëherë lehtë. Asnjë
përgjigjje. Troket sërisht pak më fort e sërisht asgjë. Thua vallë zoti Cen të
mos ishte në zyrë?!
Xhaxhua trokiti më fort për të tretën herë edhe vetëm atëherë nga
brenda u dëgjua fjala e mirëpritjes që të urdhëronte.
-Mirësejugjeta zoti C...
-Nuk e sheh ti more zotëri që jam duke punuar, -e ndërpriti ky i
fundit duke i folur me ton të lartë e pa e ngritur fare kokën që të shihte me
kë kishte të bënte.
-Më falni zotëri, por...
-Çfarë por, - e ndërpreu sërisht Cenua me një ton akoma më të
lartë.
-A nuk e kuptoni që në këtë orar punë jam i zënë, por vini këtu
edhe më shkatërroni derën me grushta?
Xhaxhos së shkretë nuk i kishte ngelur më asnjë pikë gjaku në
fytyrë, ndërsa goja iu pre fare e s’po dinte më se si të vepronte. Vetëm
atëherë zotëria ngriti sytë edhe pasi e pa xhaxhon në atë gjendje nisi të
fliste me një ton tjetër, më miqësor:
-Aaaa, qënke ti, xha Malo, mirë xhaxha mirë, e di, e di mirë
hallin tat’, por tani nuk kam kohë. E di ç’ke më mirë ti, eja në darkë mbas
orarit të punës, e di ti ku më gjen, poshtë te lokali jam edhe e bisedojme
shtruar problemin tënd.
E sigurisht, xha Malo u largua, i qete apo jo, ai tashmë e dinte
mirë që, në dëshironte të fitonte besimin e zotërisë, duhet patjetër të bënte
diçka në mbrëmje.
Ajo ditë ashtu kaloi. Zoti Cen dikë e pristë mirë e dikë me të
bërtitura, dikujt i kërkonte diçka e dikujt i caktonte një tjetar takim mbas
pune, sepse ishte shumë-shumë i ngarkuar e nuk mund të bënte kurrësesi ndryshe.
Në mbrëmje, pasi kishte orë që e linte pnën, ashtu si përhera
dilte nga shtëpia edhe drejtohej për te lokali i vogël i një miku të tij. Me të
mbërritur aty, si me porosi, i doli përpara xha Maloja dhe të dy hynë brenda e
zgjodhen të uleshin në tavolina e preferuar e kryetarit, në mes të lokalit kjo
që të binte në sy nga të gjithë. Në të vërtetë ajo tavolinë asnjëherë nuk
rrinte bosh mbrëmjeve edhe përherë aty do të shihje zotërinë, vendi i të cilit
qëndronte i pronotuar, dhe përkrah tij hallexhi, miq e kolegë, njerëz që
ndërroheshin vazhdimisht e sërisht po të njëjtit mbeteshin.
Kështu pra, ata porositën sigurisht sipas preferencave të zotërisë
duke e shtërnguar ca si tepër xhepin e vogël të xhaxhos hallexhi, mirpo kjo nuk
i bënte të madhit aspak përshtypje, dhe, nëse ai nuk do ta plotësonte dëshirën
e tij këtë mbrëmje, xhaxhos nuk do ti ecnin mirë punët.
S’do mend që në atë tavolinë shtroheshin edhe gjenin zgjidhje të gjitha
hallet e problemet e mëhallës që Cenua ynë kryesonte, andaj edhe këtë natë nuk
ksihte si të ndodhte ndryshe. Xhaxhoja me dorë në zemër i lutej t’i bënin
ndonjë derman punës së tij dhe zotëria hijerëndë e i duruar parashtronte planin
e tij të veprimit, me zë të lartë e të qartë që të mund ta dëgjonin edhe të
tjerët përreth.
- Kupton xha Malo, - bërtiste ai, - kjo punë kështu bëhet, sepse
kështu dhe vetëm në këtë mënyrë ne i qëndrojmë besnik me korrektësi maksimale
çdo neni të ligjit që qeveria ka miratuar. Vetëm kështu mund ti përmbahemi
plotësisht kushtetutës sonë, kupton?
- Kuptoj, kuptoj, - mërmëriste e pohonte shpesh me kokë Maloja, pa
kuptura në fakt asgjë, por me shpresën e vetme se zoti Cen do t’ia zgjidhte
hallin.
Kështu pra, pasi dikujt i premtohej edhe largohej nga ajo
tavolinë, si rasti i xha Malos, një tjetër ulej aty e më pas të tjerë e të
tjerë me radhë tamam si në faltoren e rrëfimit. Orë të tëra kalonte Cenua aty,
gota ndiqte gotën, saqë nga fundi mbasi ora kishte kaluar dhjetë e ca të mbrëmjes,
zotëria ynë e humbiste pak fillin e punës. Pikërisht atëherë kur radhën për tu
ulur e darkuar me të e kishin shokët së bashku me pronarin e lokalit, pra grupi
i miqëve të Cenos. Atyre u pëlqente ta vinin gjithmonë në lojë të madhin, pasi
ai tashmë ishte bërë tapë edhe mund të proçkolliste çdo gjë që ti vinte
ndërmend në ato çaste.
- More, zotërote, çbën ti kur të vijnë në zyrë zonjusha të bukura?
- E ngacmoi një djal rreth të njëzetave.
- Ah, me zoçkat ndryshon puna, - ia fillonte zoti Cen pa ditur më
se çfarë thoshte. - Ah mor djalë mor djalë, me ato bëhem i urtë, qingj bëhem,
po çe do se jam ca i vjetër dreqi e mori. Pastaj edhe ju more, e dini mirë se
vetë ligji i jep përparësi femrave, - ndryshonte ton edhe merrte sërisht atë
qëndrimin e tij prej një njeriu te rënsësishëm zotëria kur e shihte se diçka
nuk shkonte normal pasi të tjerët fillonin të qeshnin:
- Nuk e ditkeni ju të nderuar se me femrat, të gjitha pa
përjashtim, duhet të sillesh mirë. Kurrë nuk kam nxjerrë nga zyra ndonjë femër,
- vazhdonte ai të bërtiste me të lartë, por jo më si më parë. Tashmë fjalët e
dalë nga goja e tij thuajse germëzoheshin duke e humbur atë tonin e fuqishëm që
kishin zakonisht. Pastaj rikthehej sërisht edhe shtonte më zë të butë; -
megjithëse më pëlqejnë kur janë të rëja, të buku..ra...
Të tjerët qeshnin edhe dikush e ngacmonnte sërisht:
- Po në këtë rast nuk e zbaton ligjin ti?
- Po në këtë rast nuk e zbaton ligjin ti?
- Ligjin, po ç’është li..gji..? - Ia kthenete në tym zotëria, -
Ligjin e b..bën njeriu, unë jam nje..ri, ti je njeri, mir..po un’ e di, po p..o
e di mir’, ti j..o, ligjin. Unë edhe e ndry..shoj, e bëj si t’më doj q..qefi.
Ku...kuptove?
Të gjithë qeshnin. Zoti Cen s’e kishte më idenë se ç’behej me të.
Nga baluket e thinjura i pikonin bulëza djerse, sytë i ishin skuqur edhe koka e
paorientuar i varej sa majtas-djathtas. Kollaren, dikur të vendosur drejtë edhe
të hekurosur për merak, tashmë thuajse e kishte zhubrosur e shqyer prej vapës
që ndjente përbrenda, ndërsa kostumi i ishte rrudhosur e djersitur si mos më
keq.
Ora thuajse kishte kaluar dymbëdhjetë edhe pronari duhet ta
mbyllte lokalin, kështu që ata pak klientë mes të cilëve edhe Cenua ynë e
boshatisnin atë.
Kryetari me zor doli në rrugë pasi këmbët nuk e mbanin më, edhe
pikërisht aty i doli përpara postieri i cili e kishte bërë zakon që ato pak
litra që i vinin ti shpërndante natën sepse gjatë ditës i duhej të merrej me
punë të tjera. Pasi i dha një letër zotërisë ai u largua, duke e lënë këtë të
fundit vetëm në mes të rrugës.
Nata ishte e ftohtë edhe frynte pak, kështu që zoti Cen sërisht
mbërtheu xhaketën dhe me letër në dorë u mbështët pas shtylles të së vetmes
dritë që gjendej në atë rrugë. E hapi zarfin dhe me vështirësi lexoi:
”Për zotin Cen!”
”Për zotin Cen!”
-Po nga kush se? Anonim!
“I nderuar zotëri!
Po ju shkruaj këtë letër jo se s’kisha ç’të bëja. Por dua t’ju
rikujtoj diçka.
Ju jeni një shembull për
ne, ashtu si çdokush, do apo nuk do, kthehet në shembull për fëmijët dhe
familjen e tij. Një shembull i keq do të thotë hapa mbas, sepse fatkeqësisht
koha s’ndalon, e vetmja gjë që na mbetet është të gjëjmë drejtimin e duhur për
të ecur. Sigurisht që të qenit shembull ka më shumë përgjegjësi për ju sesa për
këdo tjetër, sepse në hapat tuaj gjenden edhe tanët, sepse familja juaj është e
madhe, aty jemi edhe ne.
Ka pasur, ka edhe do te ketë në këtë botë njerëz me vullnet të
hekurt, hapat e të cilëve janë gjigandë drejt ndryshimit. Fatmirësisht kanë
mbetur ende edhe njerëz të tillë dhe kjo është për të falenderuar Zotin. Mirpo
dihet, ekzistojnë shumë te tjerë, për të mos thënë shumica, të cilët ashtu si
të parët bëjnë hapa gjigand, por që fatkeqësisht përshkruajnë një trajektore
rrethore edhe kanë një pikëqendër, veten e tyre. Gjithashtu, është për të
ardhur keq kur shikon që ka edhe të tjerë hapat e të cilëve janë të mbrapeshta,
ndoshta nuk dinë, apo ndoshta e teprojnë duke keqshrytëzuar mundësitë e
dhëna...
Pra, i nderuar zoti Cen, dua të më falni që s’po mundem të vendos
emrin tim mbi këtë letër, por gjithashtu dua t’ju rikujtoj se shembulli juaj ka
një rëndësi të madhe, ndaj duhet të keni kujdes me të.
Me respekt për z. Cen!
Me mundim edhe vetëm pas disa minutash mundi që ta lexojë letrën,
por në atë gjendje që ishte nuk është se kuptovi ndonjë gjë çfarë shkruhej aty.
- Çfarë poeti, - tha me vete edhe e vërtiti letren në ajër. Era e
mori atë edhe, si për çudi, seç gjeti një kanatë dritareje të hapur te shtëpia
e zotërisë edhe e vendosi letrën diku brenda, pikërisht atje ku duhej të ishte.
Ndërsa Cenua po vërtitej rrugëve për të gjetur shtëpinë dhe ashtu, në atë
gjendje që ishtë edhe nga errësira e plotë që mbizotëronte, pa e kuptura as
vetë se si, përfundovi në kanalin e madh e të thellë që grumbullonte ujrat
gjatë rrebesheve të shiut. Aty era nuk e kapte më edhe po ndihej i mbrojtur,
tamam si në shtëpizën e tij të ngrohtë, për më tepër që ishte rrëzuar fiks mbi
disa thasë mbeturinash që gabimisht kishin përfunduar aty, të cilët në këto
momente po i zëvendësonin dyshekun e tij me pupla. Pasi volli nja dy-tre herë
alkolin që kishte pirë, zotërinë tonë na e pushtoi një gjumë i thëllë...
... Mirpo kohës asnjëherë nuk i dihet?! Në mos atë natë, ndoshta
një natë tjetër, rrezikonte të binte shi, kanali do të mbushej e do të
pastrohej nga çdo mbeturinë.
| Tregim nga: Donald Bezhani - 06.09.2012 |