Wednesday, April 1, 2020

“Anës BE-së!”


Arratisur, syrgjynosur,
nёpёr botё katanosur,
po vajton pa fund, pa shpresё,
Larg Shqipёrisё, anёs BE-sё. 
“Anës BE-së!” 
Ku e lamё e ku na mbeti,
vaj vatani, i shkretё mileti
pranё portёs tuj trokit
i pashpresё, i rraskapit. 

Nё shtёpi vendi s’e mban,
ne Europё, jo europian,
Vaj shqiptarin se ҫ’e gjeti
Ndёr dogana njё jetё mbeti. 

Mes fituesve prap dёshtak
mes pasurive varfanjak
me plot ёndrra i brengosur
mes Europe i burgosur. 

Me politikё i pamёsuar
duke zgjedhur, i mashtruar
me premtime i gёnjyer
me tё ardhme tё rrёmbyer.

Nga ‘bejlera’ t’pa mёshirё
nga shit-blersa  tё pёshtirё
nga tё fortёt qё bёjnё ligj’
e t’pa-aftёt qё s’dinё Maligj.

Po vajton pa shpresё, pa fund
shqipёtari me tёrё mund’
nga t’ja mbajё, ku tё shkojё
nё dhe’ thuaj kush ta dojё?!

Endet rrugёve i pashpresё
Larg Shqipёrisё, anёs BE-sё
lyp mёshirё tё bёjё zararё
Iliriani, mёrgёrimtarё…


| Origjinal: Fan Noli – “Anёs Lumejve” |
 

6 MËNYRA TË DOBISHME SE SI TË FITONI KOHË PËR ÇDO GJË QË DËSHIRONI TË BËNI!

Nganjëherë në punë, ju keni aq shumë detyra për të bërë në të njëjtën kohë, saqë ju zë dhimbja e kokës. Si rrjedhojë, ose do të qëndroni përtej orarit në punë, ose do ti mbaroni detyrat e mbetura në shtëpi. Kjo sigurisht është një plus duke dëmtuar kohën tuaj të pushimit, argëtimit, gjumit etj.



Ja përse po ju sjellim më poshtë disa këshilla të thjeshta, por të domosdoshme, për të fituar kohë të realizoni të gjitha dëshirat dhe kërkesat tuaja:

1.
MOS PUNONI PËRTEJ PROGRAMIT TË PUNËS! Duke i shtuar disa orë më shumë programit tuaj të punës, nuk do të thotë që ju do të rrisni produktivitetin. Gaboheni nëse mendoni se zgjatja e orarit do të bëjë të mundur realëzimin e plotë të të gjitha detyrave tuaja. Në fakt, duke bërë këtë gjë, ju do të lodheni edhe më shumë duke qenë të paaftë për të rifituar energjitë e duhura për ditën pasuese.

2.
THUAJ ‘’JO’’ MË SHPESH! Çfarë është më e rëndësihme; numri i detyrave që ju realizoni, apo cilësia e ture? Kur ju mundoheni të kënaqni çdokënd, ju do të distancoheni nga detyrat e rëndësishme duke humbur kohë në disa të tilla jo aq të rëndësishme e të padobishme për ecurinë tuaj. Mbajeni mend; duhet të fokusoheni vetëm në çfarë është më e rëndësishme për ju.

3.
NUK DUHET TË BËNI GJITHÇKA I VETËM. E thënë më thjeshtë, gjeni dikë t’ju ndihmojë. Nuk mund të realizoni gjithçka, kështu që ndajini vështirësirë edhe komplikimet e punëve me kolegët tuaj. Kjo është një zgjidhje shumë më e mirë, sesa të shpenzoni kohën tuaj në punë që nuk ju pëlqejnë apo që nuk jeni aq të aftë për ti kryer siç duhet ato.

4.
HARROJENI TË PËRKRYERËN! Siç studimet kanë treguar, ‘e përkryera’ kërkon shumë më shumë kohë sesa caktohet për kryerjen e një detyre të caktuar. Mbi të gjitha, duke u fokusuar shumë mbi disa detaje ‘ireale’, humbisni shumë thjeshtë ‘foton kryesore’ (qëllimin).

5.
AUTOMATIZONI DETYRAT QË RIPËRSËRITEN! Nëse keni detyra që dueht ti realizoni çdo ditë, është njësoj sikur ato të kthehen ‘automate’. Gjeni mënyrën më të thjeshtë për ti realizuar ato...

6.
LEJOJENI VETEN TË BËJË ‘’ASGJË’’! Mërrni një pauzë edhe qëndroni vetëm për pak kohë. Duke kaluar kohën në qetësinë e vetmisë, ju karikoni trurin tuaj, ripërtërini memorien dhe rrisni aftësitë tuaja...

Tuesday, March 31, 2020

Biblioteka Dixhitale Botërore ofron shërbim falas!


UNESCO ka bërë të ditur të hënën në Twitter se Biblioteka Dixhitale Botërore, e cila përmban mijëra artikuj, libra dokumenta edhe fotografi nga e gjihtë bota, do ti ofrojë sherbimet e saj falas për këdo. Organizata e ka marrë këtë vendim pasi nga shkaku i pandemisë me Covid-19, dihet tashmë, në nivel global janë mbyllur të gjitha shkollat, universitetet edhe bibliotekat.

UNESCO Library - UNESCO Digital Library


‘’E dimë që po qëndroni nëpët shtëpia, dyert janë mbyllur kudo. Pra, pse të mos navigone edhe exploroni Bibliotekën Botërore Dixhitale; akses falas në mijëra libra, dokumenta edhe fotografi nga të gjitha shtetet edhe kulturat” – ka shkruar UNESCO në Twitter.
Të gjitha këto materiale janë të disponueshme në shtatë gjuhë të huaja; anglisht, frëngjisht, spanjisht, portugalisht, arabisht, rusisht edhe kinezҫe, dhe mund të navigohen online pavarësisht vëndit në të cilin ndodheni.
Bibilioteka virtuale mund të aksesohet në linkun: http://www.wdl.org/en/ 
Organizata UNESCO po bashkpunon edhe me ministritë e edukimit në shumë shtete të botës për të furnizuar platforma virtuale në ndihmë të atyre që po mësojnë nga shtëpia në këto ditë të vështira....

| Perktheu: AF, Burimi: UNESCO - Twitter |