Tuesday, April 14, 2020

Shtetet e Europës që do t’i lehtësojnë masat e karantinës duke filluar nga kjo javë...


Europa po kthehet gradualisht në punë duke filluar nga kjo javë. Sipas modelit të Çekisë, e cila i lehtësoj masat që javën e parë, Spanja, Italia edhe Austria do të ndjekin këtë shembull duke dalë kështu gradualisht nga gjendja hibernike që ka krijuar karantina. Kthimi në punë do të bëhet në këto shtete duke respektuar rreptësisht masat e mbrojtjes. 
Italia, Cinque Terre
Foto: Cinque Terre, Itali
Spanja:
Pas dy javëve të plota të karantinës totale, ata do të lejojnë daljen për të gjithë punëtorët që nuk munden ta kryejnë punën e tyre nga shtëpia. Pra, në Spanjë, nga kjo javë, do të rifillojnë punë të gjithë punonjësit në ndërtim, mirmbajtje, zyra avokature apo sigurimesh.

Italia:
Në Itali, shtetin më të prekur Europian nga  pandemia, që sot, 14 prill, do të hapen të gjitha libraritë dhe dyqanet e rrobave për fëmijë. Të tjerët duhet të qëndrojnë në shtëpi deri më 3 Maj.

Çekia:
Në Republikën Çeke, duke filluar nga sot, do të lejohen të gjithë udhëtimet jashtë shtetit. Bëhet fjalë për një hapje të pjesshme të kufijëve, për udhëtimet urgjente me qëllim profesional, mjeksor, vizita dhe evenimente familjare, etj. Kjo masë lehtësimi vjen pasi, të enjten e parë në Çeki u hapën të gjitha libraritë, dyqanet me artikuj shkollorë, dyqanet artizanale, dyqanet me artikuj mirmbajtjeje shtëpie etj. Njerëzit janë lejuar të kryejnë aktivitete fizike individuale në natyrë.

Austria:
Nga sot, do të hapen të gjitha dyqanet e vegjël, kryesisht artizanale, dyqanet e bulmetrave edhe thertoret. Duhet të prësin akoma dyqanet e rrobave edhe sallonet kozmetike, të cilat mund të hapen nga fundi i këtij muaji. Shkollat janë programuar për të rifilluar aktivitetin më 15 Maj, ndërsa hotelet edhe restaurantet nga fundi i muajit tjetër.

Norvegjia:
Në këtë shtet është bërë e ditur se ҫerdhet edhe kopshet për fëmijët do të rihapen më 20 Prill, ndërsa disa shkolla edhe institucione të tjera universitare do të rihapen më 27 Prill.

Danimarka:
Nga e mërkura, 15 Prill, do të rihapen të gjitha kopshtet për fëmijë edhe shkollat e ciklit të ulët. Gjimnazet edhe shkollat universitare do të rifillojnë aktivitetin pas 10 Majit.

| Burimi: Digi24 |

Friday, April 10, 2020

E vërteta shokuese e CoVid-19! Pse vdesin edhe të rinjtë e shëndetshëm, papritmas edhe pa shfaqur simptoma...!?


Coronavirusi shkakton viktima në radhët e pacientëve të vjetër në moshe e me patologji kronike shoqëruese, kjo tashmë është e ditur. Megjithatë, mjekët kanë filluar të raportojnë edhe raste vdekjeje të njerëzve të rinj, me një fizik të shëndetshëm edhe gjëndje shëndetësore të mirë. Ndër këto raste të rralla përfshihet edhe personel mjeksor, me një gjendje të ekilibruar shëndetësore edhe të monitoruar rregullisht. Në disa raste janë vërtetuar sëmundje të padiagnostikuara më parë, ndërsa në raste të tjera nuk është gjetur akoma asnjë shpjegim...

Disa shkencëtarë mendojnë se evulimi i sëmundjes mund të varet edhe nga doza e virusit që mund të prekë një person. Nëse ekspozohesh ndaj një doze të madhe CoVid-i, shancet për të përkeqesuar gjendjen shëndetësore papritmas janë të mëdha, madje edhe pa pasur një fundal patologjik kronik....

CNN na sjell historinë e një ҫifti të rinj, burrë e grua, të cilët e kanë pritur të qetë përgjigjjen pozitive të testit, duke pasur parasysh moshën e tyre te re:
“...Kur Ben Luderer, 30 vjeҫ, trajner aktual dhe ish lojtar basketbolli, filoi të mos ndihej mirë, nuk u surprizua aspak. Disa ditë më parë, e shoqja e tij,  Brandy, u diagnostikua pozitiv me corona, por u la të vetëkujdesej në shtëpi, duke mos pasur simptoma...”  (shkruan CNN).
“... Në rastin e Ben, simptomat u përkeqesuan shumë shpejt. Filloi të kishte probleme me frymarrjen edhe i tha të shoqes që ishte momenti të shkonin në urgjencë.
Në spital, Ben u trajtua në mënyrën më të mirë të mundshmë edhe më pas u dërgua sërisht në shtëpi dukë u këshilluar të ndiqte trajtimin në shtëpi. Një ditë më vonë, në mëngjes ndjehej shumë mirë,- ka deklaruar e shoqja, - ndërsa në darkë, duke qenë se rrinim në dhoma të ndryshme, më dërgon një mesazh që nuk po mundej të merrte frymë...
- Provova të bëja ҫdo gjë që të ndjehej më mirë, iu qetësua frymarrja edhe iu ul temperatura....
“ Nga dera, para se të flija, ja dëgjoja frymarrjen..” – ka deklaruar Brandy...
E kontrolloi sërisht në dy të natës dhomën e tij dhe gjithҫka ishte në rregull, megjithatë, kur u zgjua në në mëngjes rreth orës 6, e gjeti të shoqin pa jetë....

Po të kërkojmë më shumë, do të gjejmë plot raste të ngjashme, - shkruan CNN