Friday, June 5, 2020

Kush qëndron pas protestave të dhunshme në ShBA? – Ja si shprehen zyrtarë të lartë nga FBI dhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë...


Sekretari amerikan i drejtësisë në ShBA, Bill Barr, ka pohuar të enjten se “agjentët e huaj” po provojnë të nxisin dhunën në protestat e zhvilluara për shkak të vdekjes së George Floyd, sipas agjensisë së lajmeve Agerpres. 
(Foto: Profimedia)
-Deri më tani, 51 persona janë të arrestuar nga autoritete federale, si dhe qindra të tjerë nga autoritetet lokale, lidhur me revoltat e dhunshme. - deklaroi ai në një konferencë për shtyp. – Shikojmë gjithashtu se aktorë të huaj po manipulojnë në të gjitha drejtimet për të nxitur dhunën në protesta, - ka shtuar ai pa dhënë detaje të tjera. 

Së bashku me të, drejtori i FBI, Christopher Wray, evitoi që të drejtonte gishtin nga ndonjë shtet i huaj në mënyrë të përveҫme, por shtoi gjithashtu që: “Agjentët e huaj duhet ta dinë se ne i vezhgojmë të gjitha, ashtu siҫ edhe jemi të gatshëm të veprojmë menjëherë sapo ta shohim të arsyeshme...”

Javën e shkuar ishte këshilltari presidencial për sigurinë e brendshme, Robert O’Brien, ai që fajsoi Kinën, Iranin edhe në një mënyrë më të tërhequr Rusinë si “fuqitë e huaja kundërshtare” që kanë si qëllim përdorimin e kësaj krize të brendshme për të shkaktuar sadopak destabilitet....

| Burimi: AFP, Agrepres, Digi24 – Në shqip “Arti i Fjalës”, Tiranë, 05.06.2020 |     

Tuesday, June 2, 2020

Emri? -"Shqipëri" ...!

- Emri?                                                              
Emri? - Shqiperi!
- Shqipëri.
- Datëlindja?
- 28 Nëntor 1912 në pashaportë, e vërteta s’dihet... 



- I paskeni kaluar të 100-ntat nënë. Profesioni?
- Komuniste, pjesën më të madhe...
- Me duket se nuk e kuptuat pyetjen?
- Jo, ju nuk kuptuat pergjigjjen...
- Fëmijë?
- Ka pasur nëna, ka pasur plot. Janinën, të madhen, ma morën Helenët, pastaj erdhen sllavët e më rrëmbyen plot djem e vajza, Ulqinin, Plavën, Preshevën, Shkupin, Manastirin,,, madje u ndërruan edhe emrat saqë nëna nuk do i njohë më kurrë. Më kanë mbetur dy vajza të bukura, Labëria e Malcia, por edhe djemtë e tyre më kanë braktisur...
- Çfarë ju dhemb, nënë?
- Dhimbjet më kanë filluar rreth viteve 90’. Isha e re atëherë. Edhe pse e vuajtur në fëmijëri, ato vitë më gjetën tepër të re, të paprovojë, të virgjër. Isha e bukur, shumë e bukur, e mbushur me rini e dashuri. U vërsulën mbi mua Perëndimorët, të cilët sikurse Bolshevikët në rini, blenë disa nga bijtë e mij edhe palë me ta, filluan të më vidhnin çtë mundnin. Morën çdo gjë kisha, duke mos lënë asgjë për nipërit e mbesat, te cilët po detyrohen të më braktisin. Kjo e sëmuri nënën, bijtë tradhëtarë, të cilët më grabitën çdo pasuri që kisha, e të sëmurë më lanë rrugëve. Madje, së bashku me Bandillat e huaj më premtuan një pastilë që do mi lehtësonte dhimbjet, BE quhej, por që s’ma dhanë kurrë...
- Simptomat janë të qarta nënë. Keni Parazitë, shumë parazitë që po e dobësojnë organizmin tuaj. Në këto raste është e këshillueshme përdorimi i laxativëve, që ti hiqni qafe si jashtëqitje...
- Faleminderit! Do të doja t’ju kisha njohur më parë...
- Nuk është vonë nënë. Keni akoma tipare të bukura...

| Arti i Fjalës - 02.06.2020 |

Monday, May 25, 2020

Thëniet më të bukura nga Albert Einstein!


Albert Einstein (Ajnshtajn) lindi në Gjermani në vitin 1879 nga një familje e etnisë Hebre edhe vdiq në SHBA në vitin 1955. Ka qenë një ndër njerëzit më të mëdhenj të shkencës në të gjitha kohërat. Ai zbuloi teorinë e Relativitetit edhe dhuroi një kontribut të jashtzakonshëm në fushën e Fizikës, për të cilën u nderua me ҫmimin Nobel në vitin 1921. Ndër mbi 300 vepra shkencore edhe 150 të tjera jo të tilla, Einstein na ka përcjellë edhe një mori citatesh domethënëse, disa nga të cilat po i sjellim më poshtë:  
 
1. Kur Albert Einstein mbërriti për herë të parë në Amerikë, në doganë i dhanë një pyetësor për të plotësuar. Ndër të gjitha pyetjeve që i duhej dhënë përgjigjje, njëra thoshte: “Cilës rracë i përkisni?”. Ai iu përgjigj: “Rracës njerëzore”...

2. Në qoftë se Teoria ime e Relativitetit do të jetë e vërtetë, Gjermania do të thotë se jam gjerman ndërsa Franca do të thotë se jam qytetar i Botës. Nëse teoria nuk do të jetë e vërtetë, Franca do të thotë se jam gjerman, ndërsa Gjermania do të thote se jam hebre...

3. Eshtë më e lehtë të thyesh një atom sesa një paragjykim...

4. Derisa të ketë njerëz do të ketë luftra...

5. Çmenduri është të bësh gjithmonë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme...

6. Sëmundje shumë e keqe racizmi. Por mbi të gjitha e ҫuditshme; sëmur të bardhët, por vret të zinjtë....

7. Kompjuterat janë shumë të shpejtë, preҫizë dhe budallenj. Njerëzit janë shumë të ngadaltë, shumë pak preҫizë dhe inteligjente. Së bashku përbëjnë një fuqi që e kalon imagjinatën...

8. Bota është një vend i rrezikshëm, jo për shkak të atyre që bëjnë veprime të këqija por për shkak të atyre që shikojnë pa thënë gjë...

9. Nuk e di se me ҫfarë llojë armësh do të luftohet në Luftën e Tretë Botërore, por di që në të Katërtën do të luftohet me gurë dhe me shkopinj...

10. Ndryshimi midis gjenialitetit dhe budallallëkut është se gjenialiteti ka limit...

11. Paqja nuk mund të mbahet me forcë, por mund të arrihet vetem duke kuptuar njëri-tjetrin...

12. Jeta është si të ecësh me biҫikletë; nëqoftëse do të jesh në ekuilibër duhet të levizësh...

13. Nuk e ke kuptuar me të vërtetë një gjë nëse nuk je në gjendje t’ia shpjegosh gjyshes tënde...

14. Nuk mendoj asnjëherë për të ardhmen. Ajo arrin aq shpejt…

15. Mos u shqetëso për vështirësitë e tua në matematikë, të siguroj se të miat janë akoma më të mëdha...

16. Nuk mund të zgjidhet një problem më të njëjtin mentalitet që e ka krijuar atë...

17. Asgjë nuk është më praktike se një teori e mirë...

18. Për sa kohë që ligjet e matematikës i referohen realitetit, ato nuk janë të qarta, dhe për sa kohë janë të qarta, ato nuk i referohen realitetit...

19. Është më mirë të jesh optimist dhe t’a kesh gabim sesa të jesh pesimist dhe të kesh të drejtë...

20. Vetëm dy gjëra nuk kanë kufij, Universi dhe budallallëku njerëzor, dhe për të parin nuk jam i sigurt...

21. E rëndësishme është të mos ndalosh së bëri pyetje...

22. Një njeri i lumtur është tepër i kënaqur me të tashmen për të banuar në të ardhmen...

23. Personalitetet nuk krijohen me fjalime,por vetëm me punë dhe rezultate te vetëarritura...

24. Shumica e njerëzve turpërohen se vishen dobët e se kanë mobilie të këqija, ndërkohë që shumë më tepër do të duhej të turpëroheshin nga idetë e liga dhe paragjykimet që kanë për Botën...

25. Përfytyrimi është më i rëndësishëm sesa dituria, sepse dituria ka kufi, ndërsa përfytyrimi rrok të gjithë botën, duke nxitur përparimin, e duke i dhënë jetë zhvillimit...

26. E vetmja gjë për nga e cila dallojnë njerëzit nga njëri-tjetri është Dija...

27. Shkenca pa Fenë është e Çalë. Feja pa Shkencën është e Verbër...

(Shënim: Nëse ky artikull ju pëlqen mos nguroni ta shpërndani atë në rrjetet tuaja sociale, duke na dhënë në këtë mënyrë një përkrahje domethënëse për punën vullnetare që po bëjmë. Faleminderit!)

| Përgatiti Arti i Fjalës, rubrika “Thërrime” – Tiranë, Maj 2020 |