Thursday, March 25, 2021

VETEVENDOSJA NUK ESHTE NJE ALTERNATIVE, ESHTE NJE DOMOSDOSHMERI!

                                               A është Kosova një shembull që duhet ndjekur..?____________________

Sa herë që afrojnë zgjedhjet në Shqipëri, jemi mësuar të shohim një mish-mash të madh nëpër qytete, fshatra, nëpër kafene dhe kudo që zien debati politik.
Sigurisht, debatin më të madh për politikën e ndeshim nëpër kafene, më së shumti nga njerëz të thjeshtë, të cilët nuk është se dinë shumë por që e kanë atë maninë e pafajshme për t’u hequr sikur dinë.

(LV - google image)

 

Në fakt, ky nuk është një problem për shoqërinë në Shqipëri, sepse është kthyer në një traditë tashmë, ndonëse shpesh bëhet qesharak dhe kthehet në një thashethemnajë komike. Në fund të fundit, të gjithë kanë të drejtë të flasin, të mendojnë e të hedhin ide. Se mos i pyet kush apo ua dëgjon kush atë që thonë. Në mbarim të garës kuptohet që thjesht është bërë një rreth i cili mbaron pikërisht aty ku ka nisur, tek ajo vetëdija e brendshme e njerëzve, pra te ngritja e një kështjelle prej rëre e cila riprodhon vetveten sa herë që vjen dita e votimeve. Ne Shqiptarët jemi mësuar të mos e dimë rrugën e duhur për të dalë nga ky rreth i cili riprodhon vetveten sa herë që ka zgjedhje, ndonëse shëmbëlltyrën dhe mesazhin e rrethit e kuptojmë. Dhe nuk është faji i pushtetarëve, jo, më besoni për këtë. Ata janë të tillë dhe ne e dimë tashmë, madje kemi krijuar dhe një vetëdije të brendshme për brumin e tyre, për frytet e kësaj politike që vijon në një mënyrë groteske të na vërdallosë pa na dhënë asgjë. Por ne akoma nuk kemi krijuar një vetëdije të brendshme për të gjetur rrugën që të mos formojmë kështjella prej rëre sa herë që kjo lloj demokracie e manipuluar na jep mundësinë të zgjedhim. Nuk jemi ne që zgjedhim. Janë ata që na japin dy ose më shumë alternativa nga i njëjti brumë dhe ne zgjedhim, pa e ditur se gjithmonë po zgjedhim gjysmën e së njëjtës të keqe, sepse tek ne egziston vetëm një e keqe, ndërsa e mira as që ka egzistuar deri tani.
Largimi nga vendi ka mbetur një “zgjidhje” por kjo nuk është zgjidhja e vërtetë e problemit. Është diçka tjetër. Dhe këtë askush nuk mund ta bëjë veçse sovrani, njeriu i lirë dhe bashkimi i të gjithëve për një kauzë të drejtë. E pamë çfarë ndodhi në Kosovë, e pamë se si njerëzit atje u bashkuan dhe në një mënyrë tejet demokratike e kaluan në opozitë kasën e vjetër poltike. Dhe Këtë ndryshim e bënë pikërisht Shqiptarët atje. E po ne në Republikën e Shqipërisë a nuk qenkemi Shqiptarë? Kur Shqiptarët në Kosovë kanë vetëm 13 vjet shtet dhe bëjnë një revolucion të tillë, po ne Shqiptarët këtu që kemi 109 vjet shtet, a nuk mundemi ta bëjmë?
Unë jam i bindur se na duhet një frymë si ajo e Lëvizjes Vetvendosje, përndryshe ndryshimi nuk do të vijë kurrë. Shembullin e kemi te bashkëkombasit tanë në Kosovë, dhe unë mendoj se ky është shembulli më i bukur dhe më historik që ka prodhuar kombi Shqiptar që prej një shekulli e deri tani. E di që për këtë Shqiptarët duhet të krijojnë vlerat e një vetëdije tjetër, që ndoshta kanë pasur frikë deri tani ta mendojnë, ose që nuk kanë ditur ta perceptojnë, por unë gjithashtu e di se kur njerëzit bashkohen për një kauz të madhe, jetike e demokratike, të drejtë dhe patriotike, gjithçka mund të arrihet. Kombet e mëdha janë zhvilluar sepse njerëzit kanë pasur ndjenja patriotike, dhe duke dashur të mirën e vendit e të kombit arrihet ajo e cila deri tani ka qenë në kufinjtë e një ëndrre për ne. Ne duhet të dimë të mos e përkrahim një politikë sepse është filani aty, por ta përkrahim filanin sepse ai është ushtar i një kauze që të gjithë e përqafojnë për të mirën e përbashkët.

| Këndvështrim nga Ervin Hysaj - 22 Mars 2021 |

Monday, March 1, 2021

"Horoskopi i sinqeritetit!''

         Çdo njeri gënjen. Ndërkohë që disa nga ne kanë lindur me këtë 'aftësi'. Ngaqë dashurojmë të vërtetën, por nuk shpëtojmë aspak edhe nga gënjeshtra, është momenti të mësojmë se si qëndrojnë shenjat zodiake në këtë drejtim:

(Foto: google image)
1) DASHI!
Në përgjithësi, ata që i përkasin kësaj shenje nuk janë 'krijuar' psikologjikisht për të thënë gënjeshtra. Janë të paorganizuar në këtë drejtim, edhe nëse thonë ndonjë gënjeshtër, do tju dalë shumë shpejt huq...
 

2) DEMI!
Demat nuk gënjenë. Sipas pikpamjes së tyre, gënjeshtra shpie në komplikime të mëdha, ndërkohë që ata nuk duan të harxhojnë shumë efort në një gjë të tillë. Përgjithësisht të lindurit e kësaj shenje janë të sinqertë, të hapur dhe presin të njëjtën gjë edhe nga ata që i rrethojnë...
 

3) BINJAKËT!
Duket sikur asnjë shenjë zodiake nuk është më mirë e 'organizuar' kur vjen fjala për gënjeshtra. Ata janë shumë të aftë dhe të adoptueshëm, pra gënjeshtrat e tyrë i sjellin në një formë shumë natyrale, pa u munduar shumë për një gjë të tillë...
 

4) GAFORRJA!
Të lindurit e kësaj shenje janë inofensiv kur është fjala për gënjeshtra. Nganjëherë thonë të pavërteta, me qëllim për tu mbrojtur, por asnjëherë nuk mund të thëmi rreth tyre që janë persona gënjeshtarë...
 

 5) LUANI!
Nëse urrejnë diçka, luanët urrejnë gënjeshtrën dhe personat që e bëjnë një gjë të tillë. Janë ekstrem të sinqertë dhe shumë të drejtëpërdrejtë, i thonë gjërat siç janë dhe nuk e konsiderojnë gënjeshtrën të justifikueshme, as atëherë kur përdoret për 'qëllime nobile'...
 

6) VIRGJËRESHA!
Asnjë zodie nuk është më komforte me gënjeshtrat, siç virgjëreshat janë. Nuk kanë asnjë problem me këtë dhe e bëjnë instiktivisht, edhe pa pasur një arsye të caktuar. Kështu që, nëse keni një virgjëreshë përreth, qëndroni me sytë katër...
 

7) PESHORJA!
Një qëllim i mirë nuk i fal rrugët e ndërmjetme, por nganjëherë e vërteta mund të jetë shumë e dhimbshme. Nuk iu pëlqen të gënjejnë, por nuk iu pëlqen aspak edhe të lëndojnë të tjerët përreth duke u thënë të vërtetën e pastër. Gënjejnë vetëm në raste të tilla dhe nganjëherë e bëjnë në mënyrë  të pavullnetshme...
 

8) AKREPI!
Nuk gënjenë shpesh, te paktën kështu duan ata të besojnë, por duke qenë gjithmonë në kontakt të vazhdueshëm me çfarë ndodh përreth, arrijnë përherë ta nxjerrin në krye. Dhe siç e dinë që; ''gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra'', preferojnë të mos ndodhen në një situatë të tillë...
 

9) SHIGJETARI!
Asnjë shenjë nuk gëzon një reputacion më të mirë, kur vjen fjala për sinqeritet. Duke qenë pak të heshtur edhe shumë të sinqertë, shigjetarët ndodhen shumë rrallë në situata të komplikuara, ku u duhet të gënjejnë...
 

10) BRICJAPI!
Nuk ekziston asnjë dyshim që të lindurit e kësaj shenje të gënjejnë, ''si në libra''. Bricjapët tentojnë të jenë të mirë në gjithçka që u propozohet të bëjnë, dhe nëse gënjeshtra do të ndodhej mes tyre, me siguri nuk do të arrijnë të gënjejnë mirë...
 

11) UJORI!
Është e pamundur për një ujor të thotë, me të vërtetë, një gënjeshtër. Rregullat pas të cilave bazohen janë shumë të hekurta edhe idealet shumë të mëdha për të lejuar të përdorin një gjë të tillë. Por, edhe ngaqë ujori arrin të ketë gjithmonë ato që dëshiron pa ndonjë efort të madh, nuk ka nevojë të gënjejnë...
 

12) PESHQIT!
Nëse arrijnë të përdorin një gënjeshtër, shpesh e bëjnë inkonshtient, pa qenë të vetëdijshëm për këtë gjë. Në përgjithësi, peshqit nuk preferojnë të përdorin gënjeshtra, sepse shpesh ato u dalin në shesh, ndërkohë që ndërgjegjja e tyre nuk mund ta lejojë një gjë të tillë...


(Pergatiti "Arti i Fjales"- Tirane, Mars 2021)


 

Friday, November 27, 2020

Fshati Austriak i famshëm në të gjithë botën falë emrit të tijë të pazakontë, së fundmi do ta ndryshojë atë..!


Banorët e një fshati Austriak, të cilët prej vitesh kanë qenë pre e “ironive” e shakave të shumta të turistëve nga mbarë bota, si pasojë e emrit të fshatit të tyre, më në fund kanë vendosur ta ndryshojnë atë. 

( Foto: Teller Report )
Fshati i quajtur “Fucking”, duke filluar nga 1 Janari i vitit të ardhshëm do të ndryshojë emër duke u quajtur “Fugging”. Megjithatë janë të shumtë ata, përfishirë disa banorë të vetë fshatit, të cilëve nuk u ka pëlqyer aspak vendimi i autoriteteve lokale për të ndryshur emër.

Kjo sepse, falë emrit të tijë të pazakontë, ky fshat i vogël në veri të Austrisë, vizitohej nga një numër i madh turistësh të huaj. Kjo ka sjellë që ekonomia e bizneseve vendase, (kryesisht suvenireve), të lulëzonte. Megjithatë shpesh herë tabelat udhëzuese në fshat janë vjedhur nga turistët, në vend të suvenireve, po ashtu prej kohësh ky fshat ka qenë pre e ironive në internet si pasojë e emrit që mban. Kjo mendohet të ketë qenë edhe arsyeja bazë se përse autoritetet kanë arritur në një vendim të tillë për të ndryshuar emrin.

| Burimi: Deutsche Welle – Përktheu: Arti i Fjalës, Tiranë, Nëntor 2020 |


Friday, November 20, 2020

Ursula von der Leyen: Dy vaksina anti-Covid mund të autorizohen për përdorim muajin e ardhshëm në Europë..!

 Lajme të mira vijnë nga Brukseli. Bashkimi European do të mund ti japë dritën jeshile për prodhim dy vaksinave anti-Covid nga firmat e mirënjohura “Pfizer” dhe “Moderna” në gjysmën e dytë të muajit dhjetor. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, sipas së ciles gjithҫka do të varet nga vlerësimi që do ti japë agjensia Europiane e medikamenteve këtyre dy  vaksinave në ditët në vijim. 

( Foto: Alphanews)

-     - EMA, (Agjensia Europiane e Medikamenteve), është në kontakt të vazhdueshëm me FDA, (agjensi e ngjashme ne SHBA), për të sikronizuar vlerësimin e efikasitetit të vaksinave dhe, nëse gjithҫka do të rezultojë pa probleme, EMA do të lëshojë autorizimin e nxjerrjes në treg për dy vaksinat  duke filluar nga mesi i muajit dhjetor, - ka deklaruar shefja e Komisionit Europian.

Deri më tani KE ka lidhur kontrata me 5 firma farmaceutike për prodhimin e vaksinave anti-Covid; BionTech, GSK, Sanofi, Astra/Zeneca dhe Pfizer, ndërkohë që janë në diskutim e sipër me Moderna edhe Novavax. Menjëherë sapo rezultatet e para do të jenë të vlerësuara pozitivish nga agjensia Europiane e Medikamenteve vaksinat do të dalin në treg.

         | Burimi: BBC – Përgatiti në shqip “Arti i Fjalës”, Nëntor, 2020 |