Tuesday, March 31, 2020

Biblioteka Dixhitale Botërore ofron shërbim falas!


UNESCO ka bërë të ditur të hënën në Twitter se Biblioteka Dixhitale Botërore, e cila përmban mijëra artikuj, libra dokumenta edhe fotografi nga e gjihtë bota, do ti ofrojë sherbimet e saj falas për këdo. Organizata e ka marrë këtë vendim pasi nga shkaku i pandemisë me Covid-19, dihet tashmë, në nivel global janë mbyllur të gjitha shkollat, universitetet edhe bibliotekat.

UNESCO Library - UNESCO Digital Library


‘’E dimë që po qëndroni nëpët shtëpia, dyert janë mbyllur kudo. Pra, pse të mos navigone edhe exploroni Bibliotekën Botërore Dixhitale; akses falas në mijëra libra, dokumenta edhe fotografi nga të gjitha shtetet edhe kulturat” – ka shkruar UNESCO në Twitter.
Të gjitha këto materiale janë të disponueshme në shtatë gjuhë të huaja; anglisht, frëngjisht, spanjisht, portugalisht, arabisht, rusisht edhe kinezҫe, dhe mund të navigohen online pavarësisht vëndit në të cilin ndodheni.
Bibilioteka virtuale mund të aksesohet në linkun: http://www.wdl.org/en/ 
Organizata UNESCO po bashkpunon edhe me ministritë e edukimit në shumë shtete të botës për të furnizuar platforma virtuale në ndihmë të atyre që po mësojnë nga shtëpia në këto ditë të vështira....

| Perktheu: AF, Burimi: UNESCO - Twitter |   

Kronikë e errët..!


"KRONIKE E ERRET"
Po po, Tirana është kthyer në një teatër tragjik ku vihen në skenë disa shfaqje të djallëzuara e disafytyrëshe që po e njollosin gjithnjë e më shumë identitetin e Tiranës, Shqipërisë dhe të gjithë shqipëtarëve kudo ata ndodhen. E kam fjalën për shqipëtarët e vërtetë, ata që me të gjithë "çiltërsinë" që i karakterizon, akoma besojnë se diçka do të ndreqet, ata që e duan vendin e tyre edhe janë të gatshëm, së paku, të thonë një fjalë të mirë për të. Edhe siç fare mirë e kuptoni, në këtë kategori nuk përfshihen aspak ata, aktorët e shfaqjeve më të freskëta që po luhen në Kryeqytetin e madh teatër të vendit tonë të vogël...
      Ky soji i fundit nuk do t'ja dijë fare për fatin e vendit të tij, as për njerëzit që ata drejtojnë, nuk duan të mbajnë as përgjegjësinë më të vogël morale për atë që me shpresë i votojnë sa herë që bёhen zgjedhje. Ky soji i fundit ka një qëllim tjetër më të lartë, më të rëndësishëm, më jetësor do ta quajmë; të kujdesen për veten e tyre e të dalin të palagur.
Aktorët e njёzet e ca viteve të fundit qëllimin e tyre të parë e kanë realizuar me kohë, xhepat e tyre tashmë janë plot, aq plot sa edhe për ata vetë shifrat janë të panumërta. Prandaj edhe jo shpesh u ndodh të ngatërrohen kur u duhet të bëjnë ndonjë llogari, apo thjeshtё të përmendin ndonjë numër…
      Aq të panumërta sa janë ‘shifrat’ që aktorët e tragjedisë tanë zotërojnë, po aq të panumërta jane edhe ‘mëkatet’ në të cilat ata janë të zhytur thelle e nga ku e kanë shumë të vështirë të dalin të pandёshkuar. Pikerisht këtu lindi edhe qëllimi i dytë i tyre: -Si ti shpëtojnë ‘ferrit’ pa u përgjigjur për morinë e djallёsirave të kryera!?
      Me zhvillimet e fundit që po ndodhin në vendin tim, duket qartë që edhe për këtë qellim jetësor të momentit i cili i shqetëson, aktorët e kanë gjetur nje zgjidhje: - Po sikur të krijojnë një ‘Parajsë’ të përbashkët e të jetojë aty të gjithë në përjetësi, në paqe me mëkatet e tyrë?!
      Pikërisht këtë po bëjnë ata tani. Duke përdorur shfaqje nga më të paparat, duke vënë në skenë drama tragjike nga më të shpifurat, po mbajnë larg vëmendjes së publikut të gjerë problemet e vërteta, po mbajnë larg vendit të tyre e tonit njëkohësisht ata pak ‘zëra të huaj’, që, (edhe me pak fat do ta quaj unë), po mundohen tё na përfshijnë edhe neve në bashkësinё e madhe të kontinentit të vjetër. Me pak fjalë, falë zhvillimeve të fundit, po izolohemi e do të jemi të detyruar të jetojmë edhe Ne përgjithmonë në ‘Ferrin e Parajsës së tyre’…

      Por ama, nëse ata janë disa qindra, ne jemi me mijëra, miljona frymë që kemi jetuar, jetojmë e do të vazhdojmë të jetojmë në mjerim e izolim nga bota që na rrethon. (Kjo s’duhet anashkaluar, ne jemi miliona …. )
***
      Për ti vёrtetuar të gjithë këto, ҫ’është e verteta nuk kam fakte e prova, nuk jam as në pozitë për ta bërë njё gjё tё tillё e as nuk kam eksperiencën e duhur. Edhe po të mundesha, ndoshta nuk do të isha lejuar ta bëja, (me shumё mundёsi). Megjithatë ashtu si ҫdo qytetar tjetër, ca më pak a ca më shumë i vëmendshëm, jam i bindur se nuk kam shtuar asgjё mё shumё nga e vёrteta e dhimbsur qё herё mbas here del e hapur sheshit e sёrisht gjendet njё mёnyrё pёr tё na hedhur hi syve. Se fundmi po i shmangem figurave, krahasimeve e epiteteve dhe  do të mundohem ta përmbledh këtë ‘kronikë të errёt’ mё thjeshtё, vetëm me pak fjali:
 
- Në vedin tim të dashur miq është normale që një drejtues qyteti të pranojë që ka kryer bisedime telefonike me persona të inkriminuar, thjesht për interesa votash, një tjetri i ndodh te këtë kërcënuar një vajzë ta pafajshme, padashje, e  një tjetri të ‘rrisë’ një dhëndër ‘të fortë’. Në vednin tim studentët bojkotojnë universitetet me javë të tëra edhe të votuarit prej tyre jo vetëm që i mbёshtesin, por i nxisin të humbasin edhe një vit shkollor nëse munden. Po këta të zgjedhur i braktisin votuesit e tyre duke bllokuar parlamentin e duke ua djegur votën që qytetarët u besuan. Madje në këtë situatë, normale, qeveria deklaron që asgjë nuk ka ndodhur sepse siҫ e thotë edhe ajo fjala e urtë; “Karvani le të lehë, Ujqërit do tё ecin përpara…” E të gjitha këto ndodhin pikërish disa muaj pёrpara se tё merret një vendim i rëndësishëm: -Do i hapen portat ketij vendi te vogël për t’ju aderuar bashkësisë sё madhe Europiane, apo akoma jo?!

Odisea përsëritet e përsëritët dhe sërisht mbetet e njëjtё, ndaj nuk dua të zgjatem më shumë sepse nuk është së ka për të më dёgjuar njeri, kёshtu qё më lejoni ta mbyll me një thënie e cila, mesa më kujtohet tani, ka lindur diku aty rreth revolucionit tё madh francez:                                           “ ÇDO POPULL MERITON QEVERINË QË KA… “  
Thua të jetë e vërtetë..!?    
| Donald Bezhani - Mars 2019 |


      Ta quash "kronikë e zezë", tingëllon ca si shumë e rëndë, por ama pa asnjë dyshim do ta quaj "kronikë e errët" atë që po ndodh këto ditë në zemër të vendit tim... 

Monday, March 30, 2020

Zbulohet ‘Mikrobi’ që mund të shpërbëjë plastikën!


Njerëzit po hanë plastikë, ndotja në trup nga peshku dhe pirja e ...       Gjeniale, një lajm që premton të zgjidhë një ndër problemet më të mëdha që njerëzimi po përballet në ditët e sotme. Ndotja e ambjentit, sidomos nga materialet plastike, është ktyer në një makth për botën tonë.
     Megjithatë, së fundmi nje ekip shkencëtarësh gjerman kanë publikuar një studim me anë të të cilit pretendojnë se kanë zbuluar një lojë bakterie e cila është në gjendje të shpërbëjë një pjesë të madhe të komponenteve kimike të plastikës (veҫanërisht poliuretanin). Ky material përbën një brim të konsiderueshëm të mbetjëve mbarëglobale, pasi përdoret në një gamë të gjerë të produkteve plastike.
-          -Ky llojë mikrobi e përdor këtë matërial si një burim energjie të ҫliruar nga karboni edhe azoti, - shpjegon dr. Hermann J. Heipieper, shkencëtar i qendrës kërkimore për studime mjeksore në institutin Helmholtz. –Ky zbulim do të thotë shumë për industrinë e produkteve plastike të reciklueshme me vështirësi, që përdorin poliuteran, po aq sa edhe për pastrimin e ambjentit nga mbipopullimi me plastikë.
         Shkencëtarët e kanë izoluar këtë llojë bakterie të quajtur “Pseudomonas sp. TDA1” në një zonë të tejmbushur më mbeturina të vjetra plastike edhe kanë zbuluar se ai lloj gjermeni mundet që të zbërthejë disa lidhje kimikë të poliuretanit. Doktorrët e shkencës vërtetuan se këta lloj bakteriesh kanë një tolerim të lartë kundrejt ambjenteve toksike, siҫ janë gropat e plehrave. “Kjo e veҫantë, që quhet tolerim i lartë ndaj toksinave, është një karakteristikë e mikroorganizmave ekstremofile’’ – ka shpjeguar dr. Christian Eberlein, co-autor i këtij studimi.
Studimet e mëtejshme rreth bakterit “Psudomonas sp. TDA1” duhet, sipas autorëve të zbulimit, që të fokusohen mbi gjenet përgjegjëse në prodhimin e enzimave ekstraqelizore të cilat shpërbëjnë plastikën.

| Përktheu: Arti i Fjalës / Burimi: Forntiers in Microbiology |     

Covid-19 mund te kete ekzistuar ne Itali para se te shfaqej ne Kine..!

Kanalet e lajmeve kineze kanë filluar të hamendësojne se origjina e vërtetë e Koronavirusit është Italia, pasi një profesor në Bergamo ka deklaruar për NPR se doktorrët në Itali janë ndeshur me raste të ҫuditshme epidemie që në muajin Nëntor.

Mediat shtetërore kinize si The Global Time dhe CCTV kanë marrë komentet e bëra nga profesori Italian Giuseppe Remuzzi i cili ka thënë se sëmundja me shumë mundësi ka qarkulluar në vend më herët sesa të zbulohej në Kinë. Drejtori i institutit farmakologjik në Milano, Remuzzi ka thnë javën e kaluar për median amerikane NPR se doktorri lokal përmendin se janë ndeshur me raste të ҫuditshme pandemie, severe, veҫanërisht te të moshurit, që në nëntori të vitit të kaluar.

“-Kjo do të thotë që virusi në Lombardi ka qarkulluar më herët se sa të shfaqej gjendja e epidemisë në Kinë’’ – ka deklaruar ai.
Kaq ka mjaftuar që media Kinieze ta përdorë këtë lajm në favor të saj duke deklaruar se nuk është Kina qendra e kësaj pandemie mbarëglobale, por aty fshihen të tjera të dhëna që mbeten për tu zbuluar.

Më vonë mjeku italian i ka përgënjeshtruar thëniet e tij duke u shprehur se qëllimi i tij ishte të tregonte se sa shpejt e në kohë rekord u shpërnda virusi në Itali edhe jo të tregonte se nga vinte ai virus…

(Burimi;  https://artifjales.wordpress.com/2020/03/29/covid-19-mund-te-kete-ekzistuar-ne-itali-para-se-te-shfaqej-ne-kine/  )