Wednesday, April 29, 2020

" Vijnë ujqërit mama! "

Më ke gënjyer mama! Më ke thënë se mund të arrij aq lart sa të dua, mjafton të kem besim në vetvete. Më ke thënë që duhet të mësoj mirë, të marr nota të larta, të punoj shumë, të bëhem i zgjuar, të kem ambicie se gjithçka do të shkojë ashtu siç unë dua.
12 Fascinating Bedtime Stories for Babies and Toddlers
( Foto: FirstCry Parenting )

Më ke thënë që mund të shpëtoj nga kolonia, se bota në të cilën më ke lindur shtrihet përtej telave me gjemba. Më ke thënë që duhet të mësoj gjuhë të huaja dhe një zanat të fortë dhe të ndershëm, që duhet të përpiqem gjatë gjithë kohës të ngjit majat. Se vetëm në këtë mënyrë do të vishem me nderime në këtë botë, se vetëm kështu nuk do të turpërohem në vendin tim të lindjes, vetëm kështu do të mund ta mbaj kokën lart. Më ke thënë që jam ai që jam, që unë e ndërtoj jetën time, që nuk ka asnjë ndryshim ndërmjet meje dhe fëmijëve të tjerë, më me shumë fat, të cilët kanë lindur jasht këtij gardhi. Më ke thënë që mund të vrapoj kudo sa herë dua. Më ke përsëritur shpesh që, nëse do të bëhem i fortë mbi këmbët e mija, asgjë s’do mund t’më mbajë në vend. Më ke porositur që nuk duhet të kem frikë, sepse jeta ime do të jetë shumë më e mirë nga jeta juaj robëruese. Më ke thënë të mos e humbas kurrë besimin, sepse Zoti ekziston dhe është njesoj si unë; i mëshirshëm dhe i mirë...

Të kam dëgjuar, gjithmonë të kam dëgjuar.

Pro, vijnë ujqërit mama! Për ta s’më ke thënë asgjë. Janë të shëndoshë dhe të korruptuar, pa keqardhje. Janë brutalë mama, janë të këqinj. Vrasin ndojnë të mirë, njollosin atë që është i pastër, na kafshojnë me urrejtje. E ndjejnë mishin si gjarpërinj, e nuhasin aromën e gjakut të të rinjëve. Kam frikë mama, kam frikë nga sytë e tyre të ftohtë si metali, si vdekja.

Më ke gënjyer mama, por të fal dhe të dua. E di që nuk më ke dëshiruar vetëm të mira.
Kam frikë mama, kam frikë të madhe…

( VIN LUPII, MAMA! – NGA: FLORIN NEGRUȚIU -- | Perktheu: Donald Bezhani | )

U arrestuan pasi humbën në vendngjarje deklaratën e vetë-përgjegjësisë..!


Në shumë shtete të Eurpës, përfshirë Francën, për të dalë nga shtëpia është e nevojshme plotësimi i një deklarate vetë-përgjegjësie, (me shkrim dore), ku duhet të justifikosh arsyen e nevojshme për daljen nga banesa. Tre burra nga rajoni Brodeaux i Francës, kanë menduar të dilnin, (sigurisht që me një justifikim tjetër në letër), për të vjedhur arkën e një dyqani verërash. Plani nuk u eci mbarë, duke qenë se policia nuk e pati aspak të vështirë për ti identifikuar,  pasi ata humbën në vendngjarje deklaratën e vetë-përgjegjësisë, ku ndër të tjera është e shkruar detyrimisht edhe adresa e banimit.
Gendarmerie
( Foto: Gettylmages )
Ngjarja ka ndodhur të premten e kaluar, - raporton gazeta “Sud Ouest”, - kur tre burra të grupmoshës 31-45 vjeҫ, kanë dalë nga karantina me idenë për të vjedhur arkën në një dyqan verërash në rajonin Gironde (Bordeaux). Dy prej tyre provuan të tërhiqnin vëmendjen e shitësit ndërsa i treti u afrua në arka edhe tentoi të merrte paratë. Megjithatë e gjitha u shkoi ters; jo vetëm sepse në arkë mundi të gjente vetëm 40 Euro, por u kuptuan menjëherë nga shitësi, prej të cilit u trembën edhe ikën duke vrapuar. Më keq akoma, pasi nga nxitimi humbën edhe deklaratën e vetë-përgjegjësisë, e nevojshme për të dalë nga shtëpia në këtë periudhë izolimi.
Kjo bëri të mundur që policia ta kishte shumë të thjeshtë për të identifikuar personat në fjalë, falë dokumentit të humbur në vendngjarje, ku ishte e shkruar adresa e tyre e banimit, si një domosdoshmëri në rast kontrolli nga policia...

| Burimi: Sud Ouest Jurnal - përktheu në shqip: “Arti i Fjalës”, Tiranë 2020 |   


Tuesday, April 28, 2020

Një fragment i vogël ADN-je mund të ruajë të gjitha të dhënat e botës, (foto + video)..!


Teknologjia e ruajtjes së të dhënave ka pësuar një rrugëtim të madh përgjatë 60 viteve të fundit. Në 1956-ën, IBM prezantoi hard disk-un e parë në botë me një kapacitet ruajtës prej 5 Megabytes, (afërsisht sa një stik muzike MP3). Tani kemi aftësinë të rregjistrojmë të gjihtë historinë e botës thjesht në një ҫip të vogël të ruajtjes së të dhënave. 
DNA Data Storage | Hacker Noon
( Foto: DNA Data Storage | hackernoon.com )

Shkencëtarët e Universitetit të Washingtonit (UW) kanë vërtetuar që ekzistojnë edhe mundësi të tjera të ruajtjes së të dhënave përveҫse përdorimi i ҫipave me përbërje siliciu. Në një stidim ata mundën të demonstronin se të dhënat e 600 smartphone-ve mund të ruheshin vetëm në një fragment ADN-je sintetik, si sistemi më i vogël i ruajtjes së të dhënave në botë. Ky ekip fabrikoi ADN-në e tij sintetik, ҫdo fragment i së cilës përmbante variante bërthamash të kodifikuara për pjesë të veҫanta informacionesh. Lexues të posaҫëm u vendosën në disa bërthama për të bërë të mundur identifikimin e informacioneve nga pajisja e interpretimit të kodeve. Me këtë, ata bënë të mundur përdorimin e ADN-së për të ruajtur të dhëna digjitale të ҫfardo lloji. Ky sistem i ri mundëson ruajtjen e 1 miliard Gigabytes në 1 mm kub, që do të thotë se afërsisht 16 cm kub ADN mund të ruajë të gjitha të dhënat e botës deri më tani...    
( Stidim në 2017, Burimi:  IFL Science )




- II -

ADN-ja e mikrobeve, një “memorie e kohës’ për gjeneratat e ardhshme...

Nga viti në vit shuma e informacioneve që njerëzimi prodhon rritet në mënyrë të paparashikueshmë, ҫfarë na bën të mendojmë se pas një kohe të gjatë, shumë nga këto të dhëna që kemi sot mund të zhduken, nga pamundësia e ruajtjes së tyre. Kjo ka bërë që shumë shkencëtarë të mendojnë mënyra nga më të ndryshmet për të ruajtur të dhënat.
Joe Davis, nga Universiteti i Harvard-it është i qëndrimit se, und të ruajmë të dhëna, ashtu siҫ përdorim fisherët e kompjuterit, edhe në ADN-në e baktereve, veҫanërish atyre që jetojnë në mjedise të kirpura si “Halobacterium Salinarum”.   (Burimi: Science Alert)

Duhet të përmendim që Davis nuk është i vetmi i cili ka marrë në konsideratë përdorimin e baktereve për  të ruajtur të dhënat. Tre vite më parë, Microsoft ka njoftuar për financimin e një projekti të ngjashëm. Megjithatë, kjo teori është sërisht në fillimet e saj edhe do të marrë një kohë të konsiderueshmë derisa të arrihet në rezultate konkrete. Një ekip biologësh kanë marrë përsipër injektimin e informacioneve në ADN e kësaj llojë bakterie, (Halobacterium Salinarium), edhe është vënë re që edhe pse kanë kaluar në shumë procese ndarjesh (diviziune), ato sërisht i kanë ruajtur informacionet e injektuara sintetikisht. Etapa e radhës është vështrimi për një kohë të gjatë, sesi këto bakterie do të përshtaten me ndryshimet e mjedisit të jetesës për të vërtetuar nëse ato janë të afta ti ruajnë këto të dhëna për një kohë të gjatë...

( Studim i publikuar në; “bioRxiv” , 2020 )


| Përktheu edhe përshtati për rubrikën “Shkencë”, Arti i Fjalës – Tiranë, 2020 |